Me fitore te thelle e ka mbyllur Vllaznia U15 ndeshjen e fundit te fazes se dyte te kampionatit. Ne takimin e luajtur paraditen e sotme ne Lezhe, kuqeblute kane fituar me rezultatin 5-0 ndaj Shenkollit.
Ka qene fillimisht Guri ai qe ka zhbllokuar shifrat qe ne minuten e 7-te dhe dy minuta me vone ka dyfishuar rezultatin mesfushori Ensar Tafili. Ne minuten e 33-te nderkohe do te ishte i zakonshmi Ersi Zaganjori qe do te shenonte edhe te tretin dhe ne kete menyre, pjesa e pare do te mbyllej me avantazhin 3-0 te Vllaznia U15.
Ne pjesen e dyte nderkohe, kuqeblute jo vetem kane menaxhuar avantazhin e krijuar, por edhe e kane thelluar me shume ate duke shenuar edhe dy gola te tjere. Autore te tyre do te ishin serish Tafili dhe Zaganjori te cilet ne kete menyre kane kompletuar fitoren e thelle 5-0 te skuadres se tyre.
Vllaznia U15 e mbyll fazen e dyte te kampionatit me 45 pike te grumbulluara pas 18 ndeshjesh te luajtura me 15 fitore dhe 3 humbje nderkohe qe golaverazhi i saj eshte fantastik prej 80 golash te shenuar dhe vetem 3 te pesuar.
Tashme ky ekip pret te mesoje kundershtarin me te cilin do te ndeshet ne 1/4 e play off-it, nderkohe qe objektivat e tij natyrisht qe jane per te shkuar deri ne finale dhe me pas per te synuar edhe fitimin e titullit kampion.
www.shkodrasport.com