Vllaznia U15 vijon me serine e fitoreve dhe te sukseseve te saj ne kampionat. Paraditen e se shtunes ajo ka fituar me nje rezultat shume te thelle, 10-0 ndaj ekipit te Kukesit, ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”.
Sipari i golave te shumte eshte hapur nga mesfushori Ensar Tafili ne minuten e 14-te. Me pas ka qene rradha e lojtareve te tjere per ta bere kete gje. I dyti ka per autor Gurin, me pas kane gjetur rrugen e rrjetes edhe Kulli dhe Zaganjori dy here. Pjesa e pare kesisoj eshte mbyllur ne shifrat 5-0 ne favor te ekipit shkodran.
Nderkohe ne pjesen e dyte do te kishte edhe kater gola te tjere te shenuar. Protagonisti kryesor i tyre ka qene sulmuesi Nebi Qokthi qe e ka derguar tre here topin ne rrjeten e portes kukesiane. Veçuam kete lojtar jo vetem per kete fakt por edhe sepse rikthehet ne fushe pas nje kohe relativisht te gjate per shkak te nje demtimi qe ka patur.
Golat e tjere te ekipit shkodran ne kete pjese i kane shenuar Zaganjori serish (tre ne kete ndeshje) si dhe Gjondrekaj. Ne kete menyre i gjithe takimi eshte mbyllur me shifrat e thella 10-0.
Me kete fitore, Vllaznia U15 eshte ngjitur ne kuoten e 18 pikeve pas shtate javesh kampionat dhe mban vendin e dyte ne renditje, duke qene vetem tre pike larg Tiranes kryesuese dhe duket se kjo dyshe do te jete pretendentja kryesore per fitimin e te parit kampionat te kesaj grupmoshe te organizuar nga FSHF.
Vllaznia U15- Kukesi U15 10-0
Golat: Tafili (14″), Guri (24″), Kulli (29″), Zaganjori (30″), Zaganjori (34″), Qokthi (43″), Zaganjori (61″), Gjondreka (63″), Qokthi (67″), Qokthi (70″)