Pas asaj te se merkures, Vllaznia U15 ka marre nje tjeter fitore ne kampionat. Kesaj rradhe ka mundur ne transferte ekipin e “Football Republic” me rezultatin 2-0.
Ne takimin e luajtur ne kryeqytet paraditen e sotme, djemte e drejtuar nga trajneret Nefail Zhejani dhe Denis Zmijani kane zhvilluar nje ndeshje te mire, duke e dominuar ate nga fillimi e deri ne fund.
Pjesa e pare ne fakt, pavaresisht rasteve te krijuara, eshte mbyllur ne barazim 0-0. Krejt ndryshe ka qene e dyta teksa fillimisht ka shenuar golin e pare Luçiano Kola ne minuten e 54-te dhe me pas ne te 63-ten ka qene i zakonshmi Ersi Zaganjori qe ka shenuar te dytin dhe te fundit e kesaj ndeshje.
Me kete fitore, Vllaznia U15 eshte ngjitur ne kuoten e 33 pikeve dhe mban vendin e trete ne renditje duke qene nje hap larg Internacional dhe Tiranes qe mbajne vendet e para.
www.shkodrasport.com