Vllaznia U15 ka zhvilluar nje tjeter ndeshje kontrolli ne prag te nisjes se kampionatit te ri. Kete here skuadra e drejtuar nga trajneret Edmond Doçi dhe Haris Dalipi eshte ndeshur me ekipin e krijuar kohet e fundit, “Basania” qe drejtohet nga trajneret Donald Lari dhe Ritvan Lini.
Ndeshja eshte luajtur mesditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi” dhe ka perfunduar me rezultatin 8-3 ne favor te kuqebluve.
Keta te fundit e kane dominuar lojen dhe kuptohet qe kane treguar nivel me te larte. Pjesa e pare eshte mbyllur me fitoren e thelle te Vllaznia U15 ne shifrat 5-0.
Autore te golave ne kete pjese per te ishin Fangaj (2), Uruçi, Kubazi dhe Ara. Ne pjesen e dyte nderkohe te dy ekipet kane shenuar nga tre gola secili.
Per Vllaznia U15 te tre golat e kesaj pjese mbajne firmen e nje futbollisti: Ftonit. Ndersa golat per Basania U15 jane shenuar nga Pjetri (2) dhe Kodra./SHKODRA-SPORT.COM/