Vllaznia U15 vazhdon me paraqitjet e mira ne kampionat dhe pasi ka siguruar titullin e kampionit te Grupit A, ka vijuar me sukseset e saj. Ajo paraditen e sotme ka fituar me rezultatin 3-1 ne çerekfinale ndaj Apolonise duke u kualifikuar per ne gjysmefinale.
Ndeshja e luajtur ne Peze- Helmes ka nisur me gol per ekipin shkodran. Ne fakt ka qene nje autogol teksa futbollisti i Apolonise Çepele e ka derguar topin ne porten e tij gabimisht.
Megjithate fieraket nuk kane hequr dore nga pretendimet e tyre dhe ne minuten e 35-te ka arritur te barazoje me ane te Beqirajt dhe pjesa e pare do te mbyllej ne barazim 1-1.
Por pjesa e dyte do te fliste teresisht per Vllaznine. Ne minuten e 49-te ka qene sulmuesi Kubazi qe e ka kaluar serish ne avantazh dhe pak minuta me vone do te ishte rradha e kapitenit Nebi Qokthi per te shenuar edhe te tretin dhe te fundit te kesaj ndeshje.
Vllaznia U15 qe drejtohet nga trajneri Edmond Doçi ne kete menyre ka fituar me rezultatin 3-1 ndaj Apolonise duke kaluar ne gjysmefinale dhe padyshim qe do te synoje fitoren edhe aty sepse objektivi i saj eshte fitimi i titullit kampion./SHKODRA-SPORT.COM/