Vllaznia U15 ka marre nje tjeter fitore ne kampionat duke mundur kete here me rezultatin e thelle 5-0 ekipin e Laçit, ne ndeshjen e luajtur ne transferte.

Djemte e drejtuar nga trajneret Zhejani e Zmijani kane qene superiore ne te gjitha drejtimet ndaj kundershtarit dhe nuk e kane patur te veshtire te arrijne suksesin e rradhes.

Rezultati i ketij takimi eshte zhbllokuar ne minuten e 12-te kur ekipi shkodran ka fituar nje 11-metersh te cilin e ka kthyer ne gol futbollisti Ersi Zaganjori.

Me pas, po gjate pjeses se pare ne skene do te dilte mesfushori Ensar Tafili qe brenda 4 minutash ka shenuar dy here, perkatesisht ne minutat 35 dhe 39 dhe kesisoj pjesa e pare eshte mbyllur ne shifrat 3-0.

Ne pjesen e dyte nderkohe do te kishte edhe dy gola te tjere. Interesant eshte fakti qe goli i katert ka patur per autor futbollistin Gjondrekaj i cili sapo ka zbritur ne fushen e lojes, e ka derguar topin ne rrjete duke e rregjistruar emrin si golashenues.

Nga ana tjeter, goli i peste do te kishte per autor serish Zaganjorin qe fikson kesisoj shifrat 5-0 dhe Vllaznia U15 ne kete menyre ngjitet ne kuoten e 21 pikeve dhe mban serish vendin e dyte ne renditje.
www.shkodrasport.com