Vllaznia U15 është rikthyer tek fitorja në kampionat, teksa paraditën e djeshme ka arritur të mposhtë me rezultatin 3-1 Teutën, në ndeshjen e luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi” të Shkodrës.
Kështu, ka qenë futbollisti Klajdi Mehja ai që ka zhbllokuar rezultatin për shkodranët. Ndërkohë më pas, Amer Kthupi ka dyfishuar shifrat në 2-0 dhe një gjë e tillë ka ndodhur vetëm për pak minuta, më konkretisht për tre minuta.
Më pas në minutën e 30-të, Flavio Fusha ka shënuar me penallti edhe golin e tretë për ekipin e tij, duke e dërguar rezultatin në 3-0. Në pjesën e dytë, Teuta do të shënonte golin e nderit, por që në fund nuk vlen për asgjë, veçse për statistikë.
Kështu, Vllaznia U-15 ka arritur të mposhtë durrsakët dhe të marrë tre pikë me shumë vlerë. Pas fitores së djeshme, ekipi i Vllaznia U-15 është ngjitur në kuotën e 18-pikëve dhe mban vendin e gjashtë të renditjes. Sigurisht që, ecuria ka qenë jo e mirë në fakt, por në javët e mbetura deri në fund të kampionatit, pritet që ajo ta përmirësojë edhe më shumë pozicionin e saj. /Maringlen ZHIVANI/
U-15: Vllaznia-Teuta 3-1
Golat për Vllaznia U-15: Mehja 8’, Kthupi 11’, Fusha (pen) 30’
Formacioni i Vllaznia U-15: Ndoj, Jubani, Hebovija, Geci, Valikaj, Mehja, Prendi, Fusha, Çani, Vukaj, Kthupi (u aktivizuan: Moleci, Xhabija, Hoxha, Shurbani, Gruda) Tr: Haris Dalipi