Pas Vllaznise se te rriturave, edhe ekipi U15 eshte shpallur kampion i Shqiperise. Vajzat kuqeblu kane triumfuar ne finale ndaj ekipit te Apolonise ne ndeshjen finale te kampionatit, te luajtur pasditen e sotme

Vajzat e drejtuara nga trajnerja Luçije Gjini e kane dominuar ndeshjen finale ne te gjitha drejtimet dhe ne fund kane fituar me rezultatin e paster 3-0.

Dy prej golave te kesaj finaleje mbajne firmen e futbollistes Arlinda Kodra ndersa i treti eshte shenuar nga Lusil Cungu.

Vllaznia U15 ka luajtur sot me kete formacion: Laura Gjergji, Emi Blinishta, Donatela Marku, Ersida Shporaj, Herta Hasaj, Arlinda Kodra, Lusil Cungu, Klaudia Borci, Juarda Aliaj. Nderkohe ne stolin e rezervave trajnerja Luçije Gjini ka patur futbollistet Egla Hoxha, Angjela Precaj, Mari Shkambi, Franceska Precaj, Samanta Pemaj, Oreljana Shytani.

Ne kete menyre, ne te parin kampionat kombetar te organizuar nga FSHF per grupmoshen U15 te vajzave, Vllaznia shpallet kampione e Shqiperise.

Ky eshte trofeu i dyte i ketij sezoni per KFF Vllaznia, nderkohe qe te merkuren ne “Air Albania” ajo do te synoje te fitoje edhe te tretin me ekipin e te rriturave, ate te Kupes se Shqiperise ne finalen qe do te luaje ndaj Apolonise./SHKODRA-SPORT.COM/