Ka startuar fundjavën që lamë pas kampionatin kombëtar i basketbollit për 16 vjeçarët. Në kampionatin e sivjetëm, janë rregjistruar nga Federata plot 10 ekipe të cilat do të ndeshen mes njëri- tjetrit në sistemin vajtje- ardhje.
Në ndeshjen e javës së parë, Vllaznia ka pritur në Shkodër ekipin e “QMB Tiranë”. Basketbollistët e rinj kuqeblu e kanë dominuar ndeshjen dhe e kanë fituar atë pa shumë vështirësi me rezultatin e thellë 62-19.
Trajneri Ermal Milla ka në dispozicion një grup djemsh të talentuar të cilët premtojnë për të ardhmen, megjithatë atyre u del për detyrë që të shtojnë punën sepse duhet shumë cilësi për të vazhduar më tej.
Sa i takon ecurisë në kampionat, Vllaznia U16 pritet të jetë një nga ekipet pretendente megjithatë është ende herët sepse duhet parë edhe gjendja e ekipeve të tjera të kampionatit dhe ndoshta në fundin e fazës së parë mund të ketë një mendim më të qartë se kush janë pretendentët kryesorë për fitimin e titullit kampion.
© shkodrasport.com