Vllaznia U16 vazhdon te beje mire ne kampionatin e grupmoshes U17 ne Ligen Amatore per Zonen e Shkodres. Ndonese me nje ditelindje me te vogel per shkak te struktures se Akademise Vllaznia, ato po bejne nje paraqitje shume te mire.
Ne ndeshjen e rradhes ky ekip ka fituar me rezultatin 3-1 ndaj “Don Bosko”, duke ruajtur keshtu pozitat ne krye te renditjes pasi kjo ishte fitorja e katert per te, ne po kaq ndesjhje te luajtura.
Ka qene nje ndeshje e bukur megjithate futbollistet e Vllaznise arriten ta kthejne lojen ne favorin e tyre. Goli i pare ka patur per autor Puken, nderkohe qe me pas kane shenuar edhe Cungun dhe Hasani.
Duhet thene se ky i fundit, pra futbollisti Augen Hasani ka bere nje paraqitje shume te mire ne kete ndeshje duke qene protagonisti kryesor i ketij suksesi. Nje lojtar i cili dallohet per shume elemente cilesore dhe jo me kot spikat me performancen e tij ne fushen e lojes.
Siç e kemi thene, ekipi i Vllaznise ndonese merr pjese ne nje kampionat me futbolliste te nje ditelindje me te vogel, vazhdon te beje nje performance shume te mire duke treguar se trajneri Astrit Prençi ka ne dispozicion nje grup lojtaresh shume te mire.
www.shkodrasport.com