Vllaznia U17 ka marre nje tjeter rezultat pozitiv, kete here nje barazim ne transferte dhe per rrjedhoje vazhdon te jete ne vendet e para te tabeles se klasifikimit pas javes se trete te kampionatit.
Ajo ka luajtur sot ne Peze- Helmes ndaj Internacional dhe ka qene nje takim shume i forte sepse te dy ekipet ishin me pike te barabarta ne krye te renditjes.
Ne fakt kane qene vendasit ata qe shenuan te paret me ane te Rushitit por avantazhi i tyre ka zgjatur vetem kater minuta sepse kuqeblute kane arritur te barazojne menjehere.
Ka qene kapiteni Enes Papaj ai qe ka shenuar golin e barazimit dhe kesisoj pjesa e pare eshte mbyllur ne barazim 1-1. Ne te dyten nuk kane munguar rastet dhe perpjekjet e te dy ekipeve per te shenuar serish, por gol nuk ka patur.
E nese kane munguar golat, nuk mund te thuhet e njejta gje per kartonat. Madje ka patur edhe dy kartona te kuq, nga nje per secilin ekip ku per Vllaznine eshte ndeshkuar ne minuten e 75-te mesfushori Klevis Bebeziqi, ndersa per Internacional me te kuqe eshte ndeshkuar Gjergji pese minuta me vone.
Deri ne fund asgje nuk ka ndryshuar sa i takon rezultatit dhe perfundimisht kjo ndeshje eshte mbyllur ne barazim 1-1. Me kete pike te dy ekipet ndajne vendin e dyte dhe te trete te renditjes me nga shtate pike secili.
www.shkodrasport.com