Kampionati nuk nisi në mënyrën e duhur për Vllaznia U17 teksa në javën e parë ajo u mund brenda në shtëpi nga Shkëndia e Tiranës me rezultatin 2-3.

Por sot, në kuadrin e javës së dytë, gjithçka është korigjuar. Kuqeblutë e trajnerit Brikeno Bizi kanë fituar në Tiranë ndaj Internacional me rezultatin e thellë 4-0.

Rezultati i ndeshjes është zhbllokuar shumë shpejt. Që në ‘2 Tinaj ka kaluar në avantazh ekipin shkodran ndërkohë që në minutën e 25-të Tafaj ka shkaktuar autogol duke dyfishuar rezultatin në favor të Vllaznisë.

Në fund të pjesës së parë, Paloka do të shënonte dhe golin e tretë dhe me të do të mbyllej kjo pjesë.

Ndërkohë, një minuta para fundit ka qenë Tinaj që ka shënuar edhe golin e katërt dhe të dytin personal duke kompletuar fitoren me poker në favor të ekipit të tij.
© shkodrasport.com