Me tre fitore dhe nje barazim (edhe kete aksidental), Vllaznia U17 i ka bere nje nisje te mire kampionatit te sivjetem dhe duket se do te jete nje nga ekipet me te mira te tij dhe pretendente per fitimin e trofeve.

Por trajneret Bizi e Pirani ne keto jave te para te kampionatit jane ndeshur me nje problem shume shqetesues: Mungesen e shume lojtareve, çka padyshim qe ka ndikuar edhe ne paraqitjen e ekipit.

Keshtu, ne takimin e fundit ndaj KF Shkodra qe u fitua 2-0, kuqeblute 17 vjeçare nuk kane patur ne dispozicion plot 8 lojtare, prej te cileve 3 kane qene pjese e rendesishme e formacionit.

Ketu behet fjale per portierin Tomas Kiri si dhe per mesfushoret Rejan Alivoda e Klevis Bebeziqi. Dy prej tyre kane patur probleme demtimesh ndersa Bebeziqi ka qene i ndeshkuar me karton te kuq nje jave me pare. Prandaj dhe stafi ne fakt e ka patur te veshire t’i zevendesoje.

Nderprerja e kampionatit duket se ka ardhur ne kohen e duhur duke shpresuar qe ata te rikuperohen per ndeshjen e javes tjeter kunder Dinamos. Por problemet nuk mbyllen ketu sepse ne takimin ndaj KF Shkodra dy lojtare te tjere jane ndeshkuar me kartona te kuq. Behet fjale per mbrojtesin Erinis Mataj i cili u ndeshkua per nje zenke me kundershtarin dhe mesfushorin Alvaro Mujaxhi per plotesim te numrit dy te kartonave te verdhe.

Keto dy lojtare i shikoni ne foton e ketij shkrimi dhe padyshim qe edhe zevendesimi i tyre do te jete i veshtire sepse kane qene pika te rendesishme te formacionit, megjithate Vllaznia U17 ka ditur te tregoje se mund t’ia dale edhe me mungesa dhe kete gje do te tentoje ta beje edhe ne takimin e rradhes ku do te synoje fitoren.
www.shkodrasport.com