Tjetër humbje për Vllaznia U17 dhe sërish në minutat e fundit të ndeshjes, ashtu siç ndodhi edhe tre ditë më parë në sfidën ndaj Shkëndisë. Madje sot në ndeshjen e prapambetur ndaj Partizanit, shifrat kanë qenë edhe më të thella sepse është mundur 2-5 dhe plot tre gola janë shënuar në minutat e fundit.
Ndeshja ka nisur shpejt me gol për vendasit. Në minutën e 5-të arbitri ka akorduar 11-metërsh për Partizanin dhe ai do të kthehej në gol nga Marku. Vllaznia nuk pajtohet me këtë rezultat dhe pas disa përpjekjesh, do të vinte edhe goli i barazimit.
Autor i tij do të ishte sulmuesi Paloka dhe me këtë rezultat do të mbyllej pjesa e parë. Në fillimin e së dytës kanë qenë të kuqtë të cilët shënojnë sërish, këtë herë me anë të Mashos.
Megjithatë vetëm tre minuta ka zgjatur ky avantazh i tyre sepse shkodranët do të fitonin të drejtën e një 11-metërshi. Atë e merr përsipër për ta ekzekutuar sërish Paloka i cili është i saktë dhe shënon duke barazuar për herë të dytë shifrat.
Ndeshja fitoi emocione dhe në fakt do të kishte sërish gol. Partizani nuk pajtohet me barazimin dhe në minutën e 72-të do të shënonte edhe golin e tretë me anë të Spahiut.
Ndërkohë në shtesë, vendasit kanë shënuar edhe dy gola të tjerë me anë të Mashos dhe Bardhit sërish dhe kësisoj i gjithë takimi është mbyllur me fitoren e thellë të të kuqve 5-2. Vllaznia U17 e pëson edhe njëherë tjetër në minutat e fundit të ndeshjes dhe kësisoj mbetet në kuotën e 15 pikëve pas javës së 10-të të kampionatit.
© shkodrasport.com