Vllaznia U17 pas sukseseve ne futbollin shqiptar ku fitoi si titullin kampion ashtu edhe Kupen ne sezonin e fundit, tashme do te synoje fitoren e nje tjeter trofeu, pikerisht ate te “International Football Tournament” qe po zhvillohet aktualisht ne Prishtine te Kosoves.

Dhe pjesmarrja e tij ne kete turne ka nisur mbare teksa diten e djeshme ka siguruar edhe fitoren e pare duke mundur me rezultatin e thelle 5-0 ndaj ekipit vendas te Ballkanit.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Gilman Lika nuk e ka vene asnjehere ne dyshim fitoren dhe si rrjedhoje ka shenuar pese gola njeri pas tjetrit me autore Kubazin (47’), Telin (55’), Arën, (65’), Likajn 68’ dhe Smakajn (80’).

Ne kete turne marrin pjese 8 skuadra te ndara ne 2 grupe dhe Vllaznia U17 eshte pjesmarrese ne grupin A bashke me ekipet e 2 Korrikut, Ballkanit dhe Rabotniçkit, nderkohe qe ne grupin tjeter jane ekipet e Trepçes, Shkendijes se Tetoves, Beshiktashit dhe Llapit.

Diten e sotme, e dyta e ketij turneu, do ta vere Vllaznine U17 perballe ekipit maqedonas te Rabotniçkit ku padyshim qe objektiv do te jete serish fitorja./SHKODRA-SPORT.COM/