U duk se do të fitonte ndeshjen e sotme ndaj Shkëndisë por në fakt nuk ka ndodhur kështu. Vllaznia U17 është mundur 1-2 nga kjo skuadër prej dy golave të pësuar në shtesë.

Shkodranët kanë qenë shumë pranë fitores. Ato kanë kaluar në avantazh që në minutën e 18-të me anë të sulmuesit Paloka. Ky avantazh është ruajtur deri në minutën e 78-të kur arbitri i takimit ka dhënë një 11-metërsh disi të dyshimtë për vendasit.

Ai është kthyer në gol nga Sulovari dhe u duk se ky do të ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes. Por në fakt nuk do të ndodhte kështu sepse Maloku në shtesë ka shënuar edhe golin e dytë dhe atë të fitores për Shkëndinë.

Në këtë mënyrë Vllaznia U17 është detyruar ta pranojë humbjen në këtë ndeshje duke mbetur në kuotën e 16 pikëve, po aq sa edhe Shkëndia tashmë me pikë të barabarta me shkodranët.
www.shkodrasport.com