Ekipi i vajzave Vllaznia U17 e ka nisur mbare kampionatin e ri duke fituar ne ndeshjen e pare, ate ndaj Tiranes me rezultatin e paster 4-0. Kampionet ne fuqi te vendit qe drejtohen nga trajneret Esmeralda Franja dhe Nikolin Leka, ne kete menyre kane hedhur menjeher e kandidaturen e tyre per mbrojtjen e titullit kampion.
Ndeshja ne mes ketyre dy ekipeve eshte luajtur ne fushen sportive “Skender Halili” ne kryeqytet dhe eshte dominuar nga vajzat kuqeblu te cilat nuk e kane vene asnjehere ne dyshim fitoren.
Pas disa rasteve te njepasnjeshme te krijuara, me ne fund ka ardhur edhe goli i pare shenuar nga futbollistja Egla Hoxha ne minuten e 38-te dhe me kete gol do te mbyllej pjesa e pare e ketij takimi. E dyta nis me nje tjeter gol te shpejte, shenuar nga Herta Hasaj ne minuten e 51-te.
Pas ketij momenti gjithçka behet me e lehte ne fushen e lojes dhe si rrjedhoje do te vinin edhe dy gola te tjere shenuar serish nga Egla Hoxha e cila ne kete menyre kompletoi fitoren e thelle 4-0 te Vllaznia U17 ndaj Tiranes./www.shkodrasport.com/
TIRANA U17- VLLAZNIA U17 0-4
(Golat: Hoxha 3, Hasaj)