Ne ndeshjen e fundit ndaj Laçit, Vllaznia U17 beri nje hap te gabuar duke barazuar 2-2. Kuqeblute nuk e nisen mire ndeshjen dhe u gjenden ne disavantazh 0-2 ne pjesen e pare, por per te marre piken mendoi kapiteni i saj Enes Papaj.
Ai ka shenuar te dy golat e ekipit shkodran, fillimisht nga nje goditje denimi dhe me pas me 11-metersh duke bere qe Vllaznia U17 te mos dale pa pike nga kjo ndeshje.
Por ne fakt nuk eshte hera e pare qe ky ekip “shpetohet” nga kapiteni i saj. Papaj, ndonese luan si mesfushor qendre, eshte edhe golashenuesi me i mire i ekipit me 9 gola te shenuar. Por jo vetem kaq, sepse numri 10 i Vllaznise sebashku me Boçin e Shkendise se Durresit jane dhe golashenuesit me te mire te kampionatit.
I dyti per Vllaznine eshte sulmuesi Antonio Delaj me 4 gola. Ky eshte nje tregues i qarte se nese ekipi shkodran ndodhet ne vendet e para te tabeles se klasifikimit, merita eshte kryesisht e kapitenit Papaj qe me lojen dhe golat e tij i ka dhene shume pike.
Pyetja qe lind eshte nese skuadra do te kete te njejtin ritem nese mungon ky lojtar ne ndonje ndeshje? Kjo mbetet per t’u pare, por faktet flasin qe Vllaznia U17 eshte “e varur” nga Enes Papaj.
www.shkodrasport.com