Ne pritje te nisjes se ndeshjeve zyrtare te kampionatit, edhe ekipet e moshave ne Shkoder po vijojne me zhvillimin e ndeshjeve miqesore, me qellim mbajtjen e futbollisteve ne tonus.

Nje e tille eshte zhvilluar pasditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi” ne mes Vllaznia U17 dhe KF Shkodra U17.

Kane qene kuqeblute qe e kane fituar kete miqesore me rezultatin 1-0, fale golit te shenuar nga sulmuesi Luçano Kola.

Ndeshja ne fakt nuk eshte ngjitur ne nivelin e pritshem per te dy ekipet, megjithate nuk kane munguar rastet, por ata nuk jane konkretizuar dot.

Duhej te vinin minutat e fundit te ndeshjes, kur Kola i futur ne loje ne pjesen e dyte, ai qe do te shenonte te vetmin gol te saj duke i dhene fitoren 1-0 Vllaznise U17./SHKODRA-SPORT.COM/