Vllaznia U17 ka fituar me permbysje ndaj Tiranes ne klasiken e pare te sotme te luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”. Ndonese ne fillimin e pjeses se dyte kane qene bardheblute qe kane udhehequr 2-1, ne fund shkodranet i jane gezuar golave te sulmuesit Gerald Kubazi dhe kane arritur te fitojne 3-2.

Ka qene nje ndeshje shume e bukur dhe me rivalitet. Ne fillimin e pjeses se pare, pikerisht ne minuten e 9-te, ka qene Tirana e cila ka fituar nje 11-metersh te cilin ka marre persiper ta ekzekutoje Krajka duke u treguar i sakte dhe topi ka perfunduar ne rrjete.

Ne minuten e 42-te nderkohe ka qene sulmuesi i Vllaznise Kubazi ai qe ka barazuar shifrat dhe si rrjedhoje dy ekipet kane shkuar ne pushimin e ndeshjes me rezultatin 1-1.

Ne te dyten, Krajka ka shenuar edhe golin e dyte per miqte duke krijuar bindjen se do te ishin ata fituesit e kesaj ndeshje, por nuk do te mendonin keshtu Ara e Kubazi, dyshja protagoniste e Vllaznia U17. Fale lojes se mire te njerit dhe asisteve te dhena dhe intuites e golave te tjetrit, kuqeblute kane arritur te shenojne fillimisht golin e barazimit ne minuten e 78-te.

Nderkohe goli i trete dhe i fundit i ndeshjes do te shenohej ne minuten e fundit nga Kubazi me nje gjuajtje te bukur nga jashte loje dhe topi perfundoi ne trekendesh duke i dhene Vllaznise U17 nje fitore shume te bukur dhe me shume vlere./SHKODRA-SPORT.COM/