Vllaznia U17 ka arritur te fitoje ndeshjen e rradhes, ate ne transferte ndaj Laçit me shifrat 4-2. Kuqeblute kane treguar karakter duke arritur dy here te permbysin rezultatin dhe duke marre nje trepikesh me shume vlere.
Ndeshja në fakt ka nisur me gol për laçianët. Në minutën e 9-të arbitri ka akorduar 11-metërsh për ta dhe Hoxha nga pika e bardhë e ka dërguar topin në rrjetë.
Ky gol nuk i ka demoralizuar kuqeblutë, përkundrazi ata kanë reaguar menjëherë dhe kanë arritur të barazojnë në minutën e 27-të me anë të Sufajt.
Nëntë minuta më vonë do të vinte edhe goli i avantazhit për Vllaznia U17 me anë të mesfushorit Arsen Elbasani. Me rezultatin 1-2 do te mbyllej pjesa e pare me fitoren e kuqebluve.
Ne fillimin e se dytes, vendasit te pakenaqur me disavantazhin hidhen ne sulm dhe ne minuten e 63-te do te barazojne me ane te Dacit. Nje rezultat qe ne fakt nuk pritet mire ne kampin shkodran dhe prandaj menjehere vjen reagimi.
Gjashte minuta me vone do te ishte sulmuesi Shpetim Sufaj ai qe do te shenonte golin e tij te dyte personal dhe te tretin per Vllaznine.
Por ndeshja nuk do te mbyllej ketu. Ne minuten e fundit, Klejdi Paloka do te shenonte edhe golin e katert dhe te fundit te ndeshjes, duke i dhene kesisoj edhe fitoren me shifrat 4-2 ekipit shkodran.
Me kete trepikesh, Vllaznia U17 eshte ngjitur ne kuoten e 13 pikeve duke mbajtur vendin e trete ne tabelen e klasifikimit nderkohe qe ka edhe nje ndeshje me pak, ate ndaj Partizanit.
www.shkodrasport.com