Një fitore shumë e lehtë ka rezultuar ajo e sotme për Vllaznia U17 ndaj Bylisin në ndeshjen e vlefshme për turin e parë të Kupës së Shqipërisë.

E luajtur në Kamëz, takimi është fituar nga kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Brikeno Bizi me rezultatin e thellë 6-0. Vetë ky rezultat tregon më së miri për epërsinë e kuqebluve në këtë takim.

Rezultati është zhbllokuar që në minutën e 6-të kur Sabien Kraja ka shënuar golin e parë për ekipin shkodran. Tre minuta më vonë Vllaznia U17 ka fituar të drejtën e një 11-metërshi dhe ai është kthyer në gol nga kapiten Enes Papaj.

Po gjatë pjesës së parë, kuqelutë do të shënonin edhe dy gola të tjerë me anë të Rejan Alivodës fillimisht dhe më pas ka qenë përsëri Papaj që ka shënuar golin e katërt dhe të dytin personal. Kjo pjesë kësisoj do të mbyllej në shifrat 4-0.

Në të dytën ndërkohë protagonist do të bëhej sulmuesi Perloshi i cili do të shënonte edhe dy herë të tjera, në minutat 55 dhe 90, duke kompletuar kësisoj fitoren shumë të thellë 6-0 të Vllaznisë ndaj Bylisit.

Në këtë mënyrë, shkodranët me këtë fitore e shohin vetën në turin e dytë të Kupës dhe sigurisht që nuk do të dëshirojnë të ndalen këtu por të ecin më tej.
© shkodrasport.com