Vllaznia U17 ka marre nje fitore shume te rendesishme ne kampionat, teksa mesditen e sotme ajo ka fituar me rezultatin e thelle 4-0 ndaj Shkendise se Tiranes.
Ka qene futbollisti Kevin Dodaj ai qe ka shenuar ne minuten e 3-te duke zhbllokuar rezultatin, nderkohe qe ne minuten e 33-te Klajti Halili do te dyfishonte shifrat dhe me rezultatin 2-0 do te mbyllej pjesa e pare.
Ne te dyten do te kishte edhe dy gola te tjere teksa fillimisht do te ishte Dodaj qe do te shenonte te tretin dhe te dytin personal ne kete ndeshje te vlefshme per javen e 12-te te Kategorise Superiore te kesaj grupmoshe.
Per te mbyllur ndeshjen do te mendonte futbollisti Gerald Kubazi qe ne shtese do te shenonte golin e katert dhe ketu do te mbyllej gjithçka me “pokerin” e kuqebluve te drejtuar nga Edmond Doçi dhe Denis Zmijani.
Me fitoren e sotme, Vllaznia U17 eshte ngjitur ne kuoten e 19 pikeve dhe aktualisht mban vendin e trete, por duhet thene se ajo ka nje ndeshje me pak te luajtur, ate me Laçin./SHKODRA-SPORT.COM/