Vllaznia U17 ka arritur te marre nje fitore shume te thelle ne ndeshjen e rradhes te kampionatit te vlefshme per javen e gjashte te fazes play- out, ndaj ekipit te Laçit. Sfida e luajtur paraditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi” eshte mbyllur me rezultatin 8-0 ne favor te kuqebluve.
Ka qene futbollisti Simon Uldedaj ai qe do te shenonte golin e pare per ekipin shkodran ne minuten e 7-te dhe me pas do te vinte seria e golave te tjere kur e kane derguar topin ne rrjeten e portes laçiane me rradhe njeri pas tjetrit futbollistet Erman Pishtari, Flavio Fusha, Arkan Nikaj, Simon Uldedaj serish, ndersa golin e gjashte te kesaj ndeshje do ta shenonte i vellai i tij, Sokol Uldedaj.
Ne pjesen e dyte nderkohe, djemte e drejtuar nga trajneri Arber Shytani, i rikthyer ne pankine pas perfundimit te pezullimit, ka shenuar edhe dy gola te tjere me autore futbollistet Amer Kthupi dhe Cvetko Shurbani.
Perfundimisht 8-0 dhe Vllaznia U17 eshte ngjitur ne kuoten e 23 pikeve duke mbajtur vendin e dyte ne grupin e skuadrave te play-out pas Dinamos qe e kryeson kete grup me dy pike me shume sesa ekipi shkodran.(www.shkodrasport.com)