Vllaznia U17 nuk ia ka dale dot te fitoje dhe te kualifikohet per ne turin gjysmefinal te Kupes se Shqiperise per kete grupmoshe. Paraditen e sotme ajo ka luajtur ndaj Teutes ne kompleksin e ekipeve kombetare ne Kamez dhe eshte mundur me rezultatin e ngushte 1-0.
Fatin e ketij takimi e ka vendosur nje gol i shenuar shume shpejt nga futbollisti Biba per durrsaket qe ne minuten e 22-te. Pas ketij momenti, ekipi shkodran ka reaguar fort dhe ka patur jo pak raste shenimi por nuk ka arritur dot te barazoje.
Perfundimisht 1-0 per Teuten qe vazhdon me tej, nderkohe qe Vllaznia U17 e nderpret ketu rrugetimin ne Kupe, por sigurisht me shpresa qe faza e dyte e kampionatit do te jete krejt ndryshe per te, edhe pas disa perforcimeve qe ka bere skuadra e drejtuar nga trajneri Ersi Çaku.
TEUTA U17- VLLAZNIA U17 1-0
Shenues: Biba ’22
VLLAZNIA U17: Gerbeti, Kraja, Ymeraj, Bushaj, Hotaj, Ivziku, Uldedaj, Smakaj, Ethemi, Bregu, Kapllanaj. Trajner Ersi Çaku. U aktivizuan edhe Shkambi, Bushati, Spahija.