Vllaznia U17 nuk ndalet ne kampionat. Paraditen e sotme ajo ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj Skenderbeut ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”. Protagonisti kryesor i ketij suksesi ka qene sulmuesi anesor Aris Ara i cili ka shenuar te dy golat e tij.

Fitorja ne fakt nuk ka qene e lehte. Kuqeblute kane krijuar shume raste shenimi, por pa arritur do te konkretizojne, ndoshta edhe nga nxitimi para portes kundershtare dhe si rrjedhoje pjesa e pare eshte mbyllur ne shifrat e barabarta 0-0.

E njejta gje edhe ne pjesen e dyte, por ne minuten e 83-te do te ndryshonte gjithçka. Sulmuesi anesor Aris Ara do te depertonte nga krahu i djathte dhe brenda zones do te pengohej ne menyre te parregullt nga nje mbrojtes korçar. Si rrjedhoje arbitri i takimit ka drejtuar gishtin drejt pikes se bardhe te 11-metershit.

Ate e ka marre persiper per ta gjuajtur vete Ara qe eshte treguar i sakte dhe e ka derguar topin ne rrjete. Ne shtese nderkohe po ky futbollist do te shenonte edhe golin e dyte, ate qe do te vuloste shifrat perfundimtare 2-0 ne favor te Vllaznia U17.

Pas javes se 12-te te kampionatit, Vllaznia U17 me 29 pike te grumbulluara, ndodhet ne vendin e pare te renditjes duke treguar se do te jete nje nga ekipet me te forta qe do te pretendoje deri ne fund fitimin e titullit kampion./SHKODRA-SPORT.COM/