Vllaznia U17 vazhdon te beje mire ne kampionat dhe paraditen e sotme ka fituar edhe ndeshjen e rradhes per kampionat te luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”, ate ndaj ekipit te Laçit me rezultatin 4-1 ku protagonisti kryesor ka qene serish sulmuesi Gerald Kubazi me tre golat e shenuar.

Ne fakt ka qene futbollisti Skender Meta qe do te shenonte golin e pare dhe me te do te mbyllej pjesa e pare. Ne fillimin e se dytes, ka qene Kubazi qe ka dyfishuar shifrat por nje minute me pas Laçi shenoi me ane te Kodres duke ngushtuar shifrat.

Ne minutat e fundit nderkohe serish sulmuesi kryesor i ekipit shkodran ka shenuar dy gola njeri pas tjetrit duke vulosur shifrat perfundimtare 4-1 ne favorin e tij.

Me fitoren e sotme Vllaznia U17 eshte ngjitur ne kuoten e 36 pikeve duke qene serish ne vendin e pare te renditjes, por tashme me nje diference me te madhe pikesh me ndjekesen e saj me te afert, Teuten e cila sot ka barazuar me Dinamon dhe ka mbetur ne kuoten e 31 pikeve./SHKODRA-SPORT.COM/

VLLAZNIA U17- LAÇI U17 4-1

Golat: Meta, Kubazi 3/ Kodra

Vllaznia U17: Lekaj, Meta, Marashi, Sylia, Smakaj, Çelepija, Gerbeti, Toni, Ara, Hajdari. Kubazi. Trajner Gilman Lika. U aktivizua edhe Ivziku.