Ecuria pozitive e ekipit Vllaznia U17 eshte nderprere paraditen e sotme teksa ai ka rregjistruar humbjen e dyte ne kampionat. Kuqeblute e drejtuar nga trajneri Brikeno Bizi jane mundur me rezultatin 1-0 ne ndeshjen e luajtur ne Shenkoll nga skuadra vendase me te njejtin emer.
Kjo ka ndodhur ne kuadrin e ndeshjeve te javes se 9-te te kampionatit te moshave. Goli i vetem i ndeshjes eshte shenuar nga Tusha ne minuten e 55-te.
Pavaresisht perpjekjeve te ekipit shkodran per te barazuar, sulmuesit e tij nuk ia kane dale dot te dergojne topin ne rrjeten e portes vendase dhe ne kete menyre, Shenkolli U17 e ka fituar kete takim me rezultatin 1-0.
Ky trepikesh i marre nga kjo skuader e ka ngjitur Shenkollin ne kuoten e 19 pikeve duke qene tashme me pike te barabarta me Vllaznine. Kjo e fundit ka patur nje ecuri pergjithesisht te mire teksa deri me sot kishte pesuar vetem nje humbje, ate ndaj Tiranes kryesuese dhe tashme mundet edhe nga Shenkolli.
Kjo do te thote se rivaliteti per kreun do te jete i madh ne mes ketyre tre ekipeve dhe gara per vendin e pare do te jete e hapur.
www.shkodrasport.com