Pas dy fitoreve rradhazi, ekipi i 17 vjeçarëve të Akademisë Vllaznia është ndalur ditën e sotme në ndeshjen e javësë së katërt, atë që ka luajtur në Lezhë ndaj Portos.
Kjo e fundit ka fituar me rezultatin 1-0 falë golit të shgënuar që në pjesën e parë, pikërisht në minutën e 30-të nga Klaus Leka.
Pësimi i këtij goli e ka gjetur të papërgatitur ekipin shkodran që është munduar të reagojë por i ka munguar finalizimi.
Trajneri Bizi në pjesën e dytë ka kryer disa zëvendësime me qëllim rritjen e forcës goditëse por sërish pa sukses. Përfundimisht 1-0 për Porton që me këtë fitore është ngjitur në kuotën e 10 pikëve duke ndarë vendin e parë me Tiranën.
Vllaznia U17 ndërkohë ka mbetur në kuotën e 6 pikëve pas katër javësh dhe është e pozicionuar në vendin e katërt.
© shkodrasport.com