Pavaresisht perpjekjeve dhe lojes se mire qe ka zhvilluar, Vllaznia U17 nuk do te vijoje me tej rrugetimin ne Kupen e Shqiperise pasi eshte eliminuar ne gjysmefinale te saj.
Ka ndodhur pikerisht keshtu pas humbjes se pesuar paraditen e sotme ndaj Partizanit ne Kamez me rezultatin 1-0, ne nje ndeshje qe per nga rastet e krijuara mund te kishte patur edhe rezultat tjeter.
Pjesa e pare e kesaj ndeshje eshte mbyllur ne barazim 0-0, ndonese rastet nuk kane munguar ne portat respektive. Ne pjesen e dyte kane qene te kuqte qe kane shenuar ne minuten e 65-te me ane te Dezhgiut dhe ky gol u ka mjaftuar per ta fituar ndeshjen.
Pas pesimit te tij, Vllaznia U17 eshte hedhur ne sulm per te barazuar dhe djemte e drejtuar nga Brikeno Bizi ne fakt i kane patur mundesite per te barazuar por nuk ia kane dale sepse gjithçka eshte mbyllur me rezultatin 1-0 ne favor te Partizanit.
Ekipi shkodran kesisoj eliminohet ne çerekfinale te Kupes, ndersa mbetet per te pare se cili do te jete rezultati i takimit Vllaznia U19- Partizani U19 qe do te nise pas pak çastesh.
www.shkodrasport.com