Vllaznia U17 per femrave ka marre nje fitore te paster ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate te luajtur ne Rrogozhine ndaj Egnatias vendase, duke e mundur me rezultatin e thelle 6-0.
Takimi nuk ka patur shume histori sepse eshte dominuar nga vajzat shkodrane. Ato kane arritur ta shenojne golin e pare me ane te futbollistes Herta Hasaj ne minuten e 22-te. Por nderkohe futbollistja tjeter Drilona Mataj do te shenonte edhe dy gola po gjate pjeses se pare.
Ne kete menyre, pjesa e pare do te mbyllej me rezultatin 3-0 per Vllaznia U17. Ne fillimin e pjeses se dyte, Mataj do te shenonte edhe nje gol tjeter duke plotesuar “tripleten” e saj.
Nderkohe do te kishte edhe vend edhe per dy gola te tjere qe kishin per autore futbollistet Egla Hoxha dhe Lusil Cungu. Kesisoj i gjithe takimi eshte mbyllur me rezultatin e thelle 6-0 ne favor te ekipit shkodran.
Pas javes se gjashte te kampionatit, Vllaznia U17 ka arritur te grumbulloje 12 pike, duke ndare vendin e pare dhe te dyte sebashku me Tiranen qe ndodhet ne te njejten kuote pikesh./www.shkodrasport.com/