Kur flasim per ndeshjet “derbi” jo vetem ne Shqiperi por edhe kudo ne Bote, kuptohet qe behet fjale per rivalitet, debate, perleshje dhe shume gjera te tjera.
E prodhoi gjithe kete klime edhe sfida Tirana- Partizani e para dy javeve ne “Selman Stermasi”, por per fat te keq te tilla ane negative transmetohen nganjehere edhe me poshte, ne ndeshjet e moshave.
Ndodhi dje ne Shkoder. Ne sfiden e 17 vjeçareve ne mes Vllaznise dhe Shkodres ne “Reshit Rusi”, “derbi” i kishte te gjitha. Gola te bukur qe sollen edhe fitoren 2-0 te kuqebluve, 11-metershi i dhene dhe i humbur, pritje e shkelqyer e portierit, lufte e forte sportive, madje nganjehere me e ashper sesa duhet.
Sikur te mbetej me kaq, do te ishte mire. Por kjo sfide pati edhe perplasje te ashper mes futbollisteve te dy skuadrave dhe jo me kot, arbitri Jubica u detyrua te nxirrte dy here kartonin e kuq duke larguar nga fusha nje lojtar prej secilit ekip, e po ashtu nxorri disa here edhe te verdhin.
Mund te jete edhe normale ndoshta kjo gje, por “derbi” ishte me i ashper nga sa duhet. E benin kete gje reagimet e trajnereve ne pankinat perkatese apo dhe prinderit e futbollisteve ne tribunen e “Reshit Rusit”.
Futbollistet e te dy skuadrave ne fakt kishin harruar gjene me kryesore: Te luanin bukur futboll. Aty ishte per t’i pare trajneri i kombetares se kesaj grupmoshe- Elvin Beqiri dhe ne vend qe te benin çmos t’i binin atij ne sy, u kujdesen me shume ta fitonin ndeshjen edhe duke luajtur me shkelma, edhe duke perdorur edhe grushtet. Dhe kjo nuk eshte normale. “Derbi” tek moshat eshte nje fjale qe nuk duhet perdorur.
www.shkodrasport.com