“Çmendet” Vllaznia U19. Pas fitores dramatike te javes se kaluar ne shifrat 5-4 ndaj Bylisit, sot ka arritur te fitoje me nje rezultat shume te thelle 7-0 ndaj Internacional.
Ndeshja eshte luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi” dhe eshte shoqeruar nga nje dominim absolut i kuqebluve te drejtuar nga trajneri Vioresin Sinani.
Rezultati eshte zhbllokuar ne minuten e 14-te kur Kevin Dodaj kthen ne gol nje 11-metersh te akorduar per kuqeblute. Po ne pjesen e pare do te shenonte edhe Klajti Halili dhe ajo do te mbyllej ne kete menyre me shifrat 2-0.
Ne te dyten ne fushe do te ishte vetem Vllaznia e cila do te shenonte edhe plot 5 gola te tjere. Dy prej tyre do te shenoheshin nga Kevin Dodaj qe ne kete menyre do te plotesonte tripleten e tij ne kete ndeshje.
Po ashtu do te shenonte serish Klajti Halili nderkohe qe nuk do te mungonin as golat e Gerald Kubazit dhe Ersi Zaganjorit. Perfundimisht 7-0 dhe Vllaznia 19 triumfon ne shifrat 7-0 duke treguar se do te jete nje nga ekipet pretendente per titullin kampion kete sezon./SHKODRA- SPORT.COM/