Vllaznia U17 ka marre diten e djeshme te dyten fitore rradhazi dhe per koincidence me te njejtin rezultat: 3-0. Kete here ajo ka triumfuar ne Kamez ndaj ekipit Akademia e Futbollit.
Ai qe ka zhbllokuar rezultati ka qene autori i tregoleshit te javes se kaluar- Xhesild Kapllanaj qe ka derguar topin ne rrjete ne minuten e 29-te dhe me kete gol do te mbyllej pjesa e pare e kesaj ndeshje.
Ne te dyten, do te shenoheshin edhe dy gola te tjere nga futbollistet shkodrane. Fillimisht ka qene Rei Kraja qe ka dyfishuar shifrat ne minuten e 59-te dhe per te mbyllur ndeshjen ka menduar Egzon Ivziku ne minuten e 64-te. Perfundimisht 3-0 per Vllaznia U17.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Edmond Doçi eshte ngjitur ne kuoten e 15 pikeve dhe mban vendin e peste ne renditje. Ecuria e javeve te fundit eshte nje tregues i rezultateve ne rritje dhe me siguri qe ne ndeshjet e ardhshme situata do te permiresohet edhe me shume./SHKODRA-SPORT.COM/
AKADEMIA E FUTBOLLIT U17 – VLLAZNIA U17 0-3
Golat: Kapllanaj, Kraja, Ivziku
VLLAZNIA U17: Gerbeti, Lilo, Ymeraj, Bushaj, Bushati, Ivziku, Bizi, Hotaj, Medha, Ethemi, Kapllanaj. Trajner Ersi ÇAKU. U aktivizuan edhe Kraja, Spahija, Zahi e Lleshi.