Vllaznia ne basketboll per te reja nuk ia ka dale te shpallet kampione e Shqiperise per sezonin 2024-2025. Ajo eshte mundur ne finale nga Tirana me rezultatin 36-47 dhe ne kete menyre eshte mjaftuar me medaljet e vendit te dyte ne kete kampionat.
Finalja eshte luajtur mesditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe eshte shoqeruar nga nje atmosfere shume entuziaste e krijuar nga sportdashesit e pranishem. Kuptohet qe ata kishin shume deshire e shprese se do te ishte Vllaznia ajo qe do te fitonte, por nuk ndodhi keshtu.
Vajzat bardheblu kane bere nje performance me te mire dhe e kane merituar fitoren. Megjithate edhe paraqitja e ekipit Vllaznia U18 meriton pergezime sepse kane bere nje sezon shume te mire dhe medaljet e vendit te dyte per lojtaret e drejtuara nga trajnerja Ingrid Dashja sigurisht qe jane nje sukses.(www.shkodrasport.com)