Vllaznia U19 eshte rikthyer serish tek fitorja ne kampionat dhe per me teper tashme ka perfituar edhe nga barazimi i Shkendise, duke e ngushtuar ne vetem dy pike diferencen me te.

Mesditen e sotme kuqeblute kane arritur te fitojne ndaj Laçit me rezultatin 2-0 ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”. Gjithçka ne kete takim eshte zgjidhur qe ne pjesen e pare te kesaj ndeshje.

Fillimisht ka qene mbrojtesi Egzon Shimaj ai qe ka zhbllokuar rezultatin ne minuten e 12-te te takimit ndersa me pas ka qene mesfushori Eridon Qardaku qe ka shenuar edhe golin e dyte qe mbylli edhe ndeshjen.

Ne pjesen e dyte ekipi shkodran pavaresisht rasteve te krijuara nuk ka shenuar gol tjeter dhe prandaj takimi eshte mbyllur ne shifrat 2-0. Me kete trepikesh, Vllaznia U19 eshte ngjitur ne kuoten e 40 pikeve duke qene tashme vetem dy pike larg Shkendise se Tiranes qe vazhdon te kryesoje renditjen.
© shkodrasport.com