Vllaznia U19 është ndalur sot nga Iliria në ndeshjen e luajtur në Fushë-Krujë. Një humbje ndoshta që nuk e kishin menduar futbollistët dhe stafi teknik i ekipit shkodran megjithatë ky është realiteti i ndeshjes së luajtur pasditen e sotme.
Pjesa e parë është shoqëruar nga shumë raste shënimi megjithatë asnjëri ekip nuk ka arritur dot të shënojë dhe për rrjedhojë ajo është mbyllur në barazim pa gola.
Përpjekjet e Vllaznia U19 për të gjetur rrugën e golit kanë vazhduar edhe në pjesën e dytë por nuk kanë shënuar sërish. Ndërkohë në minutën e 73-të Gjini do të shënonte për fushë- krujasit dhe nëntë minuta më vonë, ka qenë Gjokeja që ka shënuar edhe golin e dytë për Ilirinë.
Përfundimisht 2-0 për vendasit të cilët ngjiten në kuotën e 14 pikëve ndërkohë që Vllaznia mbetet në shifrën e 28 pikëve duke mbajtur sërish vendin e dytë në renditje, me pikë të barabarta me Shkëndinë.
© shkodrasport.com