Vllaznia U19 ka marre nje tjeter rezultat pozitiv ne ndeshjen e javes se katert te kampionatit te kesaj grupmoshe teksa ka barazuar 0-0 ne ndeshjen e luajtur ne Kamez pasditen e sotme ndaj ekipit Akademia e Futbollit.
Si rrjedhoje me dy fitore dhe dy barazime ne kater ndeshje te luajtura (tre prej tyre i ka luajtur jashte Shkodres), ky ekip vazhdon te mbaje vendin e pare ne renditje, tashme me pike te barabarta nga 8 me Partizanin i cili dje mundi me rezultatin e thelle 7-0 KF Shkodren.
Ne ndeshjen e sotme te KF Vllaznia, duhet thene se pavaresisht perpjekjeve te ekipit shkodran per te shenuar, nuk ia doli dot dhe ne fund te 90 minutave u fiksua rezultati i barabarte 0-0.
Duhet thene se skuadra qe drejtohet nga legjenda e golit- Vioresin Sinani, po e vuan mungesen e nje sulmuesi cilesor. Kete e tregon me se miri fakti se ne kater ndeshje ajo ka shenuar vetem 3 gola./SHKODRA-SPORT.COM/