Dje fitoi ndeshjen e rradhës me shifra të thella 5-0 ndaj Internacional. Shifra të tilla në fakt janë edhe të zakonshme për Vllaznia U19 sepse një javë më parë ka fituar në Tiranë 4-1 ndaj Partizanit, por në javët e kaluara ka patur edhe rezultate si 6-0.
Duhet thënë se ky ekip shquhet për lojë sulmuese dhe këtë e tregojnë edhe shifrat e golave të realizuar: Plot 34 të tillë në 11 ndeshje. Çka do të thotë se mesatarja është shumë e kënaqshme, mbi 3 gola për ndeshje.
Por nëse gjërat kanë shkuar mirë në manovrën sulmuese, jo më pak e tillë ka qenë edhe ajo mbrojtëse. Ekipi ka pësuar vetëm 5 gola, më pas se gjysëm goli për ndeshje.
Trajneri Luan Zmijani dhe ndihmësi i tij Gjon Kola, kanë ditur të ndërtojnë një ekip vërtetë solid në të gjithë repartet. Në fazën difensive shquhen portieri Qarri por edhe lojtarët e repartit të mbrojtjes si Lekaj, Repaj, Shimaj, Kovaçi etj.
Sa për pjesën ofensive, me golin janë takuar të gjithë lojtarët e këtij reparti. Duke nisur nga golashënuesi më i mirë që është Akileu Ndreca me 10 të tillë, për të vazhduar me Qardakun që ka shënuar 7 gola, Muhamedin Lisaj 5 gola e me rradhë, Uheid Hoxha 4, Samuel Asllani 2, Sidrit Barbullushi 2.
Ndërkohë që nuk kanë mbetur pa shënuar as mbrojtësit Egzon Shimaj, Jozefin Rrasa e Hysen Kovaçi që kanë shënuar nga 1 gol.
© shkodrasport.com