Vllaznia U19 ka marre nje tjeter fitore ne kampionat dhe serish me rezultatin e ngushte 1-0. Fitoren e sotme ajo e ka marre ne “derbin” ndaj KF Shkodra ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”.
Takimi ka qene shume i luftuar dhe te dy ekipet kane patur deshire ne fushe duke kerkuar te mundin kundershtarin, por nga ana tjeter jane mbrojtur mire.
Pjesa e pare pavaresisht nje rasti shume te mire te Lekes per Vllaznine, eshte mbyllur ne barazim 0-0. Ne te dyten ka qene futbollisti Ilah Muhaj ai qe do te shenonte ne minuten e 63-te.
Ky gol ka mjaftuar qe ekipi kuqeblu te marre edhe fitoren e dyte. Ne kete menyre Vllaznia U19 qe drejtohet nga trajneri Vioresin Sinani kryeson renditjen me pike te plota 6, pas dy javesh kampionat./SHKODRA-SPORT.COM/