Sapo eshte mbyllur ndeshja e javes se 18-te te kampionatit kombetar te 19 vjeçareve ne mes dy ekipeve shkodrane, atij AAS dhe Vllaznise, takim ky i luajtur ne kompleksin sportiv “Hasaj”.
Vllaznia U19 ka luajtur me mire dhe ka fituar me rezultatin e thelle 4-1 ndaj ketij kundershtari. Takimi eshte zhbllokuar qe ne minuten e 10-te kur Qardaku ka shenuar golin e pare.
Ne fundin e pjeses se pare do te vinte edhe autogoli i Amulit dhe ne kete menyre pjesa e pare do te mbyllej me shifrat 2-0 per kuqeblute e drejtuar nga trajneri Zmijani.
Ne fillimin e se dytes u krijua ideja se AAS do zgjohej dhe sulmuesi Çoba ka ngushtuar shifrat ne minuten e 56-te. Por vetem kaq. Vllaznia do te merrte perseri frenat e lojes ne dore dhe ka arritur te shenoje edhe dy gola te tjere.
Fillimisht ka qene Qardaku qe ka shenuar golin e trete nderkohe qe te katertin e ka shenuar mesfushori Asllani. Perfundimisht 4-1 per Vllaznia U19 e cila me kete fitore eshte ngjitur ne kuoten e 43 pikeve dhe duke qene serish ne vend te dyte me dy pike me pak se Shkendia qe kryeson.
© shkodrasport.com