Paraditen e sotme kanë zhvilluar një miqësore me njëra- tjetrën edhe “Vllaznia B” me “Vllaznia U19”. Të rinjtë e drejtuar nga trajneri Luan Zmijani kanë fituar me rezultatin e thellë 4-0 në takimin e luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi”.

Në pjesën e parë kanë shënuar 3 gola dhe autorë të tyre kanë qenë Ndreca dy herë dhe Xhahysa. Në pjesën e dytë ndërkohë Vllaznia U19 ka shënuar edhe një gol tjetër me anë të Malit.

Ne minutat e fundit te ndeshjes, “Vllaznia B” ka fituar nje 11-metersh por Fikaj nga pika e bardhe eshte treguar i pasakte duke mos arritur dot te shenoje.

Duhet thene se ekipi i drejtuar nga trajneret Ervis Kraja dhe Altin Xhahysa ka patur shume mungesa te rendesishme ne takimin e sotem dhe ato padiskutim qe kane ndikuar ne rezultatin e kesaj miqesoreje.
© shkodrasport.com