Vllaznia U19 për të dytin vit me rradhë bëhet fituese e Kupës së Shqipërisë. Ajo ka mundur në finale ekipin e Besës me rezultatin 2-1 duke treguar edhe njëherë se lojtarët e këtij ekipi janë më të mirët në Shqipëri.

Një sukses I merituar I kuqebluve të cilët dhe në “Elbasan Arena” dominuam mbi kundërshtarin duke e merituar këtë trofe. Ka qenë në fakt Besa ajo që ka kaluar e para në avantazh falë golit të shënuar me kokë nga Shaljani në minutën e 8-të. Por gjithçka ka qenë vetëm rastësi sepse Vllaznia merr menjëherë frenat e lojës në dorë.

Në minutën e 27-të Qardaku pengohet në mënyrë të parregullt brenda zone dhe arbitri akordon 11-metërsh. Nga pika e bardhë, Hoxha ka qenë i saktë duke barazuar shifrat. Pesë minuta më vonë është sërish kjo dyshe që sjell golin e avantazhit për kuqeblutë. Hoxha bën gjithçka mirë në hyrje të zonë, topi shkon tek Qardaku që e dërgon në rrjetë.

Pjesa e parë është mbyllur me shifrat 2-1 për Vllazninë. E dyta nis në të njëjtën mënyrë, me një epërsi të vazhdueshme të futbollistëve shkodranë. Por në minutën e 67-të mbrojtësi Shimaj do të merrte kartonin e dytë të verdhë dhe rrjedhimisht edhe të kuqin duke e lënë Vllazninë me një lojtar më pak në fushën e lojës.

Megjithatë kjo nuk ndikoi në lojën e saj sepse vazhdon të dominojë. Madje edhe rastet më të pastra I ka skuadra shkodrane me Ndrecën e Asllanin por pa arritur dot të shënojnë sërish. Deri në fund pastaj nuk ka zhvillime të tjera dhe për rrjedhojë, Vllaznia do të fitonte 2-1 duke merituar kësisoj edhe trofeun e Kupës së Shqipërisë.
© shkodrasport.com