Tjeter fitore per Vllaznia U19 qe vazhdon te kryesoje me merite renditjen e kampionatit edhe pas javes se 13-te te tij. Mesditen e sotme kuqeblute kane fituar me rezultatin e thelle 6-0 ndaj Shkendise ne Durres.

Ndonese trajneri Zmijani kishte lene pushim disa prej titullareve duke aktivizuar kryesisht lojtaret e stolit, serish ata kane bere mire ne fushe dhe per kete arsye, nuk e kane vene asnjehere ne dyshim fitoren.

Rezultati eshte zhbllokuar ne minuten e 4-te kur Alivoda ka kthyer ne gol nje 11-metersh te dhene ne favor te Vllaznia U19. Me pas do te kishte nje tjeter 11-metersh qe kete here eshte kthyer ne gol nga Smajli.

Gjate pjeses se pare do te kishte edhe dy gola te tjere me autore Musarajn dhe Smajlin serish. Ne pjesen e dyte nderkohe ekipi shkodran do te shenonte edhe dy gola te tjere me ane te sulmuesit Filipi si dhe Mllojes.

Perfundimisht 6-0 per Vllaznia U19 qe me kete fitore eshte ngjitur ne kuoten e 31 pikeve duke qene dy pike perpara Shenkollit te vendit te dyte./SHKODRA-SPORT.COM/