Vllaznia U19 ka pesuar nje tjeter humbje ne kampionat, te treten rradhazi. Kjo e sotmja eshte pesuar ne transferte ndaj ekipit te Bylisit me rezultatin 1-4. Si rrjedhoje ekipi shkodran vijon te mbaje vendin e katert ne renditje edhe pas javes se 24-te te kampionatit.
Ka qene futbollisti Gutierrez De Sousa i cili ka zhbllokuar rezultatin ne minuten e 10-te te ndeshjes nderkohe qe Gjoni do te dyfishonte shifrat ne minuten e 28-te dhe ne kete menyre pjesa e pare do te mbyllej me rezultatin 2-0 ne favor te ekipit Bylis U19.
Shkodranet e drejtuar nga Vioresin Sinani eshte munduar te reagoje por e ka patur te veshtire. Madje kane qene ballshiotet qe kane shenuar edhe golin e trete ne minuten e 79-te me ane te Perndrecajt. Kater minuta me vone Vllaznia U19 fitoi te drejten e nje 11-metershi qe u kthye ne gol nga Ersi Zaganjori.
Megjithate takimi do te kishte edhe nje gol tjeter ne fund, pikerisht ne minuten e 90-te me ane te Pendrecajt serish dhe kesisoj i gjithe takimi do te mbyllej me rezultatin 4-1 per Bylis U19.
Pas javes se 24-te, Bylis dhe Skenderbeu ndajne vendin e pare dhe te dyte te renditjes, me te njejten kuote pikesh, 32 secila, Partizani eshte i treti me 26 pike, ndersa Vllaznia U19 renditet e katerta me 21 pike./www.shkodrasport.com/