Ndryshe nga paraterinjte, ekipi i te rinjve te Vllaznise ia ka dale te fitoje ndeshjen e rradhes, ate te luajtur ne fushen sportive “Skender Halili” mesditen e sotme ndaj Tiranes vendase.

Ne fund te 90 minutave te ketij takimi, futbollistet e drejtuar nga Luan Zmijani kane fituar me rezultatin 3-1.

Ka qene Enes Papaj ai qe ka zhbllokuar rezultatin qe ne minuten e 7-te, por ne minuten e 20-te arbitri ka akorduar nje 11-metersh per bardheblute, pavaresisht kontestimit te shkodraneve qe kane qene te mendimit se ky ishte nje vendim i padrejte.

Nga pika e bardhe Stafa eshte treguar i sakte duke e derguar topin ne rrjete. Vllaznia U19 ka reaguar dhe ka vijuar te luaje mire e te dominoje, dhe goli i avantazhit do te vinte ne minuten e 38-te.

Autor i tij do te ishte futbollisti Antonio Delaj. Pjesa e pare ne kete menyre do te mbyllej me avantazhin e kuqebluve 2-1.

Edhe ne pjesen e dyte ata kane vazhduar te dominojne dhe kane shenuar edhe golin e trete me ane te futbollistit Arjet Bizi tre minuta para fundit dhe ne kete menyre gjithçka do te mbyllej me shifrat 3-1 per Vllaznia U19.

Me kete fitore ajo eshte ngjitur ne kuoten e 7 pikeve dhe ndan vendin e pare dhe te dyte ne renditje me Shenkollin./SHKODRA-SPORT.COM/