Vllaznia U19 merr nje tjeter fitore ne kampionat dhe kete here ndaj skuadres se vendit te dyte- Laçit dhe per pasoje, diferenca ne mes tyre rritet edhe me shume ne renditje.

Ne ndeshjen e luajtur mesditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi”, 19 vjeçaret shkodrane kane fituar me rezultatin 3-1 ndaj kurbinasve.

Te tre golat per kuqeblute jane shenuar qe ne pjesen e pare te ndeshjes. Fillimisht ka qene sulmuesi Antonio Delaj qe ka zhbllokuar shifrat ne minuten e 14-te.

Me pas kane shenuar edhe Alivoda e Muliu dhe ne kete menyre pjesa e pare do te mbyllej me rezultatin e paster 3-0 ne favor te Vllaznia U19.

Ne te dyten trajneri Zmijani ka aktivizuar edhe disa nga lojtaret e stolit dhe per pasoje niveli i ndeshjes edhe ka rene disi. Ka perfunduar nga kjo Laçi qe ne ’83 ka arritur te ngushtoje shifrat me ane te 11-metershi te shnderruar ne gol nga Stafa.

Madje me pas ka qene edhe Grimci qe ka shenuar golin e dyte per miqte, por Filipi ne minuten e pare te shteses ka arritur te shenoje edhe golin e katert me te cilin u mbyll edhe ndeshja ne shifrat 4-2 per vendasit.

Me kete fitore Vllaznia U19 eshte ngjitur ne kuoten e 19 pikeve duke mbajtgur serish vendin e pare ne renditje, por tashme e shkeputur pese pike nga Shenkolli i vendit te dyte./SHKODRA-SPORT.COM/