Ngjashmeri interesante, por historia perseritet. Ne fazen e pare Bylis U19 fitonte me permbysje 2-1 ne “Reshit Rusi” ndaj Vllaznise e cila nuk arriti dot te administronte golin e shenuar ne pjesen e pare nga Halili sepse miqte shenuan dy here me autore futbollistet Gomes dhe Marku.

Sot gjerat kane ndryshuar por ne krahun tjeter. Vllaznia U19 “ka marre hak” ndaj ballshioteve ne ndeshjen e fazes se dyte, ndeshje kjo e luajtur ne fushen e ketyre te fundit mesditen e sotme. Djemte e drejtuar nga trajneri Elvis Plori kane fituar me te njejtin rezultat 2-1.

Ka qene ekipi i Bylisit i cili ka kaluar i pari ne avantazh qe ne minuten e 20-te me ane te futbollistit Adeduro, por gjashte minuta me vone shkodranet do te barazonin me golin e mbrojtesit Arsid Gerbeti dhe ne kete menyre pjesa e pare e takimit do te mbyllej ne shifrat e barabarta 1-1.

Ne te dyten do te ishte sulmuesi Klajti Halili ai qe ne minuten e 72-te do te konkretizonte lojen e mire te kuqebluve me golin e dyte, ate qe vulosi dhe rezultatin perfundimtar 2-1 ne favor te Vllaznia U19. Me kete fitore ajo eshte ngjitur ne kuoten e 19 pikeve dhe per momentin ndodhet ne vendin e trete te renditjes, por duhet thene se Tirana e Partizani qe jane me poshte ne renditje kane ndeshje me pak te luajtura./www.shkodrasport.com/