Me fitore e ka mbyllur ndeshjen e prapambetur ndaj Shkendise se Tiranes edhe Vllaznia U19. 90 minuteshi i luajtur pasditen e sotme ne kompleksin sportiv “Zmijani” ka perfunduar me rezultatin 3-1 ne favor te skuadres se drejtuar nga trajneri Vioresin Sinani.
Ata kane qene te paret qe kane kaluar ne avantazh me ane te futbollistit Antonio Delaj i cili qe ne minuten e 9-te ka zhbllokuar shifrat e ketij takimi. Me kete gol do te mbyllej edhe pjesa e pare.
Ne te dyten, pikerisht ne minuten e dyte te saj, do te ishte mesfushori Arval Maliqi qe do te dyfishonte shifrat. Me pas, Shkendia ngushton shifrat me ane te Laçkes kerkon te rihape ndeshjen por pa sukses.
Vllaznia U19 arrin te administroje avantazhin, madje ne minuten e fundit te ndeshjes ka arritur edhe te shenoje golin e trete dhe te fundit te kesaj ndeshje. Autor i tij eshte mesfushori- sulmues Paolo Pjeshka. Perfundimisht 3-1 per ekipin shkodran.
Me kete fitore ai eshte ngjitur ne kuoten e 20 pikeve, nderkohe qe ka edhe dy ndeshje te tjera per te luajtur dhe ne rast fitoreje te tyre, mund te kape vendin e pare ne renditje./SHKODRA-SPORT.COM/