Goli i Lisajt i ka mjaftuar Vllaznia U-19 për të marrë një tjetër fitore në kampionat. Ka ndodhur kështu në ndeshjen ndaj Tiranës, e luajtur mesditën e sotme në fushën “Reshit Rusi”, ndeshje e vlefshme për javën e shtatë të kampionatit.

Pjesa e parë do të mbyllej në barazim ndërsa në fillimin e së dytës do të shënohej edhe goli i vetëm i takimit me anë të Lisajt.

Pavarësisht përpjekjeve të të dy ekipeve, nuk ka patur gol tjetër deri në fund të ndeshjes.

Me këtë fitore, Vllaznia U19 është ngjitur në kuotën e 16 pikëve duke mbajtur tashmë vendin e parë në renditje pas javës së shtatë të kampionatit.